Ajo dhe Eduart Grishaj kanë ditëlindjen në një ditë, më 7 maj, dhe Arbana zgjodhi këtë datë për të bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Çifti prej kohësh tashmë është në qendër të vëmendjes teksa së fundmi Arbana ka treguar dhe barkun disi të rrumbullakosur kapur në aparat në një moment në natyrë nga Edi. Ajo rrëfen se kjo është një ndër pozat e saj të preferuara.
“Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore dhe kësaj here ekzopozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë, por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, sërish djalë, nga lidhja me Eduartin.
