Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shtëpia, gruaja dhe arma s’lëshohen kurrë”, Nënë Liza flet rreth incidentit të ndodhur në protestën para kryeministrisë

10:43 / April 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, banorët e 5 majit po zhvillojnë një tjetër, këtë herë para Bashkisë së Tiranës ku sigurisht e pranishme është edhe nënë Liza. Ata janë kundër shembjes së banesave në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës si dhe të Paskuqanit.

Teksa ishte sot pjesë e banorëve në shesh, Nënë Liza ka folur për mediat ku ka treguar edhe incidentin kur u përzu para pak ditësh nga një grua, në momentin kur ajo po mbante fjalën në protestën para Kryeministrisë. Nënë Liza tha se gruaja në fjalë e cila i’u vërsul për ta përzënë ishte punonjëse e bashkisë së Tiranës. Megjithatë, ajo deklaroi se në protestë kishte dalë dhe ka dalë sot për të drejtën e saj.

“Unë kërkova të flisja, e mora vesh se kush ishte. Ajo ishte punonjëse e bashkisë. Unë kam dalë për të drejtën time, për hallin tim. Dua që kryetari i bashkisë të marrë masa, dhe të na strehojë. Njëherë erdhi tërmeti, njëherë korona. Por ne tërmet kemi shtetin tonë. S’ka bërë vaki që shteti të bëjë kështu me popullin e vetë. pse të rrimë rrugëve ne?! Mua mu shkatërrua shtëpia, gjithçka. Kam marrë një dhomë me qira, paguaj 150 mijë lekë. Nuk dua të firmos asgjë. Shteti duhet të japë lekët. Shteti ka për të bërë ndërtime dhe prish shtëpi, por nuk rrit pensionet. S’kam ku të jetoj, të jetoj në rrugë të madhe?! Futën në burg djalin tim, një nënë të 2 fëmijëve të vegjë! Shtëpia, gruaja, arma, nuk lëshohen kurrë. Ajo gruaja s’ka punë me mua, të zotnojë shtëpinë e vetë. Unë s’dua shtëpi sociale. Jam me të drejtën e Zotit.”, u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.