Shtëpia ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në komisariat tha ministri i Brendshëm i Austrisë të martën, pas vitesh debate për të parandaluar që ai vend të kthehej në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.
Pasi ka bërë një blerje të detyrueshme të shtëpisë në Braunau am Inn, një qytet në kufi me Gjermaninë, Austria ka ftuar arkitektët të paraqesin projekte për ridizenjimin e ndërtesës. ë të do të vendosen oficerët e policisë lokale.
“Në të ardhmen shtëpia do të përdoret nga policia duke dërguar një sinjal të qartë se kjo ndërtesë nuk do të ngjallë kurrë kujtesën e Socializmit Kombëtar”, ka thënë ministri i Brendshëm austriak, Volfgang Peschorn.
Arkitektët nga e gjithë BE do të ftohen të paraqesin një projekt këtë muaj dhe një juri ekspertësh dhe zyrtarësh publik do të zgjedhin modelin fitues në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Megjithëse Hitleri lindi në Braunau në 1889, Austria ka argumentuar për dekada se ka qenë viktima e parë e Socalizmit Kombëtar, pasi Gjermania e Hitlerit e aneksoi që në 1938.
Por dhe kjo është debat më vete, pasi qeveritë e fundit e kanë pranuar se austriakët gjithashtu ishin autorë të krimeve naziste dhe se pati pak rezistencë ndaj sundimit të Hitlerit.