Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06.00 të mëngjesit në Pogradec, në katin e dytë të shtëpisë.
Mësohet se viktima jetonte i vetëm, ndërkohë që shërbimi zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
NJOFTIMI PARAPRAK
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
