Një fëmijë ka shpëtuar për mrekulli mëngjesin e sotëm teksa shtëpia ku jetonte është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës në kryqëzimin me rrugën e Barrikadave ku një shtëpi 1 katëshe ka marrë zjarr. Fatmirësisht efektivët kanë ndërhyrë në kohë duke e shpëtuar fëmijën i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
