TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon, moderatorja ironizon hapur: Le të më ftojë në emision dhe…

23:21 / March 30, 2023

Muaji i Ramazanit, Baba Mondi shtron iftar për besimtarët

23:09 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Shtëpitë me probleme për legalizim, 6 muaj afat për të pranuar ofertën!

15:53 / February 3, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndryshe nga çfarë përcaktohet në ligj, se familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimit do të kenë mundësi që të shpërblehen në vlerën e investimit, në vendimin e miratuar së fundmi paraqiten vetëm dy alternativa trajtimi për këtë kategori, që janë bonusi mujor dhe banesat sociale.

Qeveria ka hequr mundësinë e trajtimit me shpërblim financiar, edhe pse një gjë e tillë ishte e përcaktuar në ligjin e zyrtarizuar dy vite më parë “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”. Ndërsa në të dyja rastet, si në ligj, edhe në vendim, është lënë e hapur mundësia për forma alternative, por pa specifikuar apo pa dhënë detaje se cilat mund të jenë ato. Por ajo çfarë qeveria ka bërë, është që ka fshirë mundësinë e kompensimit financiar direkte, duke specifikuar në vendim se trajtimi me anë të një prej skemave, që është banesa apo bonusi mujor, përbejnë vlerën e plotë të shpërblimit financiar.

“Vlera e bonusit të qirasë, vlera e njësisë së banimit të përftuar në pronësi, si dhe vlera e çdo trajtimi alternativ, i parashikuar në MPT, përbëjnë vlerën e shpërblimit financiar, në kuadër të trajtimit nga shteti të përfituesit në zbatim të parashikimit të nenit 33 të ligjit, për efekt njohjeje te? vlerës se? investimit te? ndërtimit të poseduar prej tij, e cila nuk përbën pronë, në kuptim të legjislacionit të zbatueshëm në fuqi”, thuhet më tej në pikën 11 të vendimit. Bonusi për familjet që do mbesin në qiell të hapur do të ofrohet për një periudhë 3- vjeçare.

Por përveç kufizimeve në mënyrat e trajtimit që do të ofrohen për familjet që do të përjashtohen nga procesi i legalizimit, një tjetër pikë e diskutueshme, e cila penalizon qytetarët janë edhe afatet e përcaktuara. Përmes vendimit të fundit, qeveria “ka ngushtuar lakun” për familjet, të cilat përjashtohen nga procesi legalizues, duke iu lënë pak muaj në dispozicion për të trajtuar me një prej programeve të strehimit. Konkretisht, nga momenti i njoftimit nga agjencia për shembjen e objektit, qytetarët do të kenë vetëm 6 muaj kohë për t’i thënë po “ofertës”, në të kundërt e humbasin të drejtën për të përfituar.

“Në rastet kur subjekti përfitues, pas 6 muajve nga marrja e njoftimit nuk pranon asnjë nga format e trajtimit socialekonomik, të parashikuar në këtë vendim, apo refuzon trajtimin, sipas parashikimeve të nenit 33, të ligjit nr.20/ 2020 ‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë’, subjekti përfitues do të konsiderohet se ka hequr dorë nga e drejta e parashikuar në nenin 33, të ligjit dhe do të konsiderohet si i trajtuar nga shteti”, thuhet në vendim. SITUATA Janë jo pak, por më shumë se 90 mijë ndërtime pa leje në të gjithë vendin të identifikuara nga Agjencia e Kadastrës, të cilat bien ndesh me kriteret e kualifikimit e për rrjedhojë s’do të mund të pajisen me dokumentin e pronësisë. Gati gjysma prej tyre janë të përqendruara në kryeqytet.

MËNYRAT DHE AFATET E TRAJTIMIT TË POSEDUESVE TË NDËRTIMEVE PA LEJE QË NUK LEGALIZOHEN

1. Përfituesi, të cilit i është njoftuar përjashtimi nga legalizimi i ndërtimit pa leje, trajtohet me një nga format e shpërblimit ose të trajtimit të veçantë të parashikuara në këtë vendim, si më poshtë vijon:

a) Trajtim përmes fondit të banesave, në zbatim të marrëveshjes MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe përfituesit;

b) Trajtim në forma alternative, në zbatim të marrëveshjes MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast subjekti përfitues i veprës i ndryshëm nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

2. Përveç trajtimeve të parashikuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, përfituesit, që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore, të ligjshme apo pa leje, por të legalizueshme, përveç ndërtimit të përjashtuar nga legalizimi, përfitojnë edhe trajtim financiar në formën e bonusit të qirasë për një afat 3-vjeçar nga momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe lëshimit të godinës. Fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohen nga organi përgjegjës.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.