Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shtohen dyshimet për vrasës me pagesë/ Snajperi që “eleminoi” Kastriot Reçin u vodh në Kosovë, si e denoncoi në Polici pronari nga Rahoveci

20:45 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Reci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arma e përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit është vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës. Detaj që shton hetuesit në një tjetër pistë; atë që autori mund të jetë një vrasës me pagesë.

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar biznesmenin Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen është i vjedhur. 

Informacioni se arma ishte e vjedhur është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Arma është model “Sabatti”, një markë italiane me një numër unik “5R621”. Kjo armë, ka dy pjesë të ndara, dylbi dhe pjesët e silenciatorit. Burime nga grupi hetimor pohuan se kjo armë është një nga armët më të sakta për ekzekutimin pasi ka një rreze prej gati 250 metrash, ndërsa distanca e vrasjes ka qenë mbi 100 metra në vijë ajrore.

Disa ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.