Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtohet ankthi tek ministrat, Asambleja mund të shtyhet sërish, rezultatet do të vendosin fatin e anëtarëve të qeverisë

19:52 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asambleja ps
Foto arkiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në ankth ministrat dhe funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Edhe pse u përfol që mbledhja e Asamblesë do të thirrej në fund të muajit gusht, diçka e tillë pritet të ndodhë në shtator.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, rritjes së numrit të të infektuarve, kohës së nxehtë dhe pushimeve verore, PS ka menduar që ta shtyjë për në shtator mbledhjen e Asamblesë. Madje një skenar të kësaj natyre e pohuan edhe disa deputetë socialistë, të cilët nën zë theksuan se nuk kanë ende një datë se kur do të mblidhet Asambleja dhe se me shumë gjasa ajo mund të mblidhet në shtator, traditë kjo që është ndjekur çdo vit nga selia rozë. Gjatë punimeve të Asamblesë, socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, sekretariatin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, ndërsa mësohet se në këtë takim do të ketë edhe një raportim nga ana e ministrave, deputetëve, kryetareve të degëve dhe kryebashkiakëve se si ka shkuar riorganizimi i partisë, por edhe takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Kështu që, nisur nga këto zhvillime e gjithë vëmendja është tek Asambleja.

Shtyrja e Asamblesë Kombëtare për në shtator ka rritur edhe ankthin në radhët e ministrave, pasi ata do të raportojnë për punët e tyre dhe se çfarë kanë arritur të bëjnë sa u takon reformave të vendosura nga qeveria në kuadër të luftës kundër korrupsioni dhe integrimit. Po ashtu, një tjetër arsye që mund të kemi ndryshime në qeveri, të cilat mund të vendosen që në mbledhjen e Asamblesë është organizmi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021, ku disa ministra mund të largohen, për shkak se pritet të “përveshin mëngët” dhe zbritur në bazë për fushatën elektorale

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.