Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shtrenjtohet kafja në baret e kryeqytetit

08:42 / October 27, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafe turke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kafet e kryeqytetit nuk na janë dukur më plot, në këto ditë vjeshte, ndonëse të gjitha (thuajse) kanë reflektuar një rritje të çmimit të kafes.

Kostoja e kafesë që importohet në vend është rritur shumë këtë vit, duke i lënë bizneset në ankth nëse klientët e tyre, nga supermarketet që tregtojnë, te kafenetë e deri tek njerëzit që kërkojnë kafenë e tyre të përditshme në dorë, a do të tolerojnë çmime më të larta?

Shqiptarët konsiderohen si një popull kafe-dashës dhe frekuentues të lartë të kafeneve, vend i cili është shndërruar në një ‘tempull’: aty çlodhesh, aty bën takime pune, apo familjare e kësisoj.

Dhe në fakt, të gjithë klientët në radhë me mua në një nga pikat e kafes Mulliri i Vjetër nuk thanë asnjë fjalë që ekspresi i tyre kushtonte 10 lekë më shumë, apo kapuçinoja 20 lekë më shumë. E porositën, e paguan dhe morën kafen në dorë në rrugët e Tiranës.

E njëjta panoramë nuk duket në dyqanet e vogla të lagjeve, baxhot apo supermarketet, tek të cilat blerësit shohin me vëmendje faturën e tyre: buka, vaji, sheqeri, makaronat, mielli, veza deri në 10% më të shtrenjta.

Vetëm gjethet po bien në këto ditë të fundit të tetorit, ndërsa çdo çmim produkti është në rritje.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2021 ishte 2,5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndërsa ndryshimi mujor në rritje me 0.5%.

Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas Wall Street Journal dhe kjo ka reflektuar çmimin e kafes kudo në botë. Gjithashtu, thatësirat kanë ndikuar edhe në prodhim më të ulët të grurit dhe si pasojë, çmimi i tij në bursë është rritur. Tashmë, globalisht çmimet e produkteve të grurit si mielli, buka, pastat janë në rritje.

Një arsye që mendohet se ka ndikuar gjithashtu në një rritje të çmimit të kafes globalisht, ka qenë një rritje e kërkesës së konsumatorëve në mbarë botën. Rritja e numrit të kafeneve, tashmë përsëri të hapura, kanë nxitur nivele të shtuara të konsumit.

Enri Jahaj drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve pohon se, çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimalisht 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendas. Sipas tij numri i bizneseve të kafeve është rritur, më shumë aktorë janë përfshirë. Z. Jahaj thotë për Monitor që tendenca e pandemisë në rritjen e blerjeve të produkteve eksperti në shtëpi vijon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht se nuk vihet re një ulje konsumi në kafe.

Deri ku do të shkojë rritja e çmimeve? Këtë përgjigje nuk e jep askush.

Dyqanet e vogla të lagjeve në Tiranë raportojnë një tkurrje të shpenzimeve ditët e fundit, ku kryesisht pensionistët, janë rezervuar për blerjet e tyre. Ndërsa çmimet më të qëndrueshme duket se janë në grupin fruta-perime, të cilat nuk kanë ndryshim.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë se në Shqipëri rritja e çmimeve është reflektuar në shumë produkte. “Vetëm ajri për momentin s’ka rritje”-pohon ai, duke paralajmëruar se çmimi i kafesë do të ndjejë një rritje tjetër në fillim të vitit tjetër. “Tregu global ka pasur një rritje prej 30 % të çmimit, e cila nuk është reflektuar ende në vendin tonë dhe pritet të shihen efektet nga fillimi i vitit tjetër. Në Italinë e famshme për kafen, grosistët pohojnë se është shndërruar në një biznes për të mbijetuar dhe jo më për fitime”- përfundon Jahaj.

A do të vijojnë të jenë kafet kaq të mbushura sa më parë? Dhe sa do të mund të ‘rezervohen’ shqiptarët në blerjet e produkteve jetike të shportës? Janë pyetje, përgjigjet e të cilave do të shihen në muajt në vijim…/ Reportazh i Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.