Gjatë fjalë së saj në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli dhe për skenarët e mundshëm nëse rastet e shtrimit në spital do të shtoheshin.
Ajo tha se hapja e ish kirurgjisë në QDUT është gati për të përballuar rritjen e numrit të të shtruarve, dhe gjithashtu rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital.
Ndërkaq ajo tha se nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive si skenar është parashikuar rikthimi i spitalit “Shefqet Ndroqi” sërish në COVID 2.
Dhe skenari tjetër nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të shkohet drejt hapjes së spitalit COVID 4 në godinën e ish-universitetit privat “Kristal”.
