Pasditen e të premtes kryepeshkopi Janullatos është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.
Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se “brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave”.
“Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë”, thuhet në reagimin e Kishës.

