Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Rusisë dhe atij të Ukrainës ku do të diskutohet për një armëpushim, është shtyrë për ditën e nesërme, pavarësisht se ishte parashikuar që të mbahej sot në mbrëmje.
Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.
Bisedimet pritet që të zhvillohen në një tjetër qytet bjellorus, me Ukrainën që kërkon të mos ketë ultimatume nga pala ruse.
