Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shtyhet afati i deklarimit në tatime, tatimet japin kohë deri në fund të qershorit

15:26 / May 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka shtyrë me dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë individët me te ardhura mbi 2 milionë lekë si dhe për të dy apo më shumë punësuarit.

Me vendimi e ri, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar 30 qershorin si afatin e fundit për dorëzimin deklaratës e saj pranë administratës tatimore si dhe për kryerjen e pagesë së detyrimit.

Kjo shtyrje e afatit sipas Tatimeve dhe Ministrisë së Financave ka ardhur për shkak të kërkesave nga tatimpaguesit që kanë hasur paqartësi dhe problematika në plotësimin e deklaratës së të ardhurave.

Në shtesën që i bëhet ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat, ekzekutivi ka vendosur edhe faljen e gjobave për rastet ku plotësimi i deklaratës ka pasaktësi apo kur tatimpaguesit japin informacione të gabuara e të rreme.

Por, falja e gjobave specifikohet në vendimin e qeverisë do të bëhet vetëm me kusht që dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021.

Vlera e gjobës është 5 mijë lekë të reja dhe aplikohet në rastet e pasaktësive në të dhëna apo mosdorëzimin në kohë të deklaratës, ndërsa masa të tjera përfshinë edhe kamatëvonesat 0.06% të detyrimit tatimor për ditë.

Afati fillestar për dorëzimin e deklaratës vjetore të ardhurave për këto dy kategori tatimpaguesish ishte 30 prilli, ku për herë të parë këtë vit duhet që edhe individët e dy apo shumë punësuar të bënin deklarimin e të ardhurave të tyre, pavarësisht nivelit të tyre.

Llogaritja e pagave si një e vetme rrit automatikisht kostot për këtë segment tatimpaguesish që janë të shumtë në numër.

Por, shtyrja e afatit nuk i lehtëson këto individë nga kostot e shtuara, pasi detyrimi për deklarimin e të ardhurave bën që barra të bie sërish mbi këto individë duke paguar më shumë tatim mbi punën. E kjo, prek më së shumti të dy apo më shumë punësuarit që janë në total mbi 88600 të tillë në të gjithë vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.