Është shtyrë sërish seanca gjyqësore e planifikuar për këtë të hënë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës. Po ashtu, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.
Të pandehurit e dosjes “Babalja”, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi u fajësuan nga Shkalla e Parë e Tiranës në dhjetor 2019 për “kallëzim të rremë”.
Sipas gjykatës, ata inskenuan një audiopërgjim, ku pretendojnë se Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafa, diskutonte për çështje droge.