Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, i akuzuari për trafikimin e 613 kg kokainë në kontenierët me banane.
Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit mbrojtës, Maks Haxhia.
Perballe kesaj mungese, qe sipas trupes gjykuese nuk ka qene e justifikuar me asnje dokument, avokati mbrojtes Haxhia eshte ndeshkuar me gjobe.
Mesohet se ai eshte gjobitur me 5 mije leke per mungese te panjoftuar. Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018.
Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokainës.
Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn.
