Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shuarja e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

17:29 / August 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
010
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi. Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në operacionet e shuarjes së zjarreve në Shqipëri, duke e konsideruar këtë kontribut si një dëshmi të thellë të miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Al-Ahbabi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar më tej fushat e partneritetit. Që prej dy javësh, dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe janë dislokuar në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në të gjithë territorin e vendit dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e eksperiencave mes forcave të armatosura të të dy vendeve, si dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Më pas, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Altin Kurti, ka zhvilluar dhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ka inspektuar nga afër trupat e Forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe të dislokuara aty, të cilat janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

100

eba kingji zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

12:59 / September 27, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.