Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shuhet “Mjeshtri i Madh”, “Artisti i Merituar”, “Qytetar Nderi i Matit”,virtuozi i muzikës popullore Imer Neli

15:56 / December 7, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1531373705 imerrneli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shuhet në moshën 85 vjeçare “Mjeshtri i Madh”, “Artisti i Merituar”, “Qytetar Nderi i Matit”, virtuozi i muzikës popullore Imer Neli. Kontributi i tij në skendat shqiptare dhe të huaja është i jashtëzakonshëm. Instrumentisti i rrallë është duatrokitur për më shumë se gjashtë dekada nga artdashësit. Ai la pas një pasuri të madhe folklorike dhe do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga matjanët. Për meritat të veçanta është vlerësuar me shumë tituj e dekorata. Ai ishte “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Matit”, “Mjeshtër i Madh”, sakaq Shtëpia Kulturore e Fëmijëve Burrel mban emrin e këtij artisti me vlera të mëdha.
Imerr Neli e nisi aktivitetin e tij artistik në lagjen Valxhi të Macukullit. Të gjithë burrat e asaj shtëpie luanin me çifteli dhe fyej. Viti 1958 do të shënonte pjesëmarrjen e parë në takimin folklorik zonal të organizuar në Derjan të tij. Që nga ajo kohë, bashkë edhe me artistë të tjerë të Matit do të befasonin me interpretimin e tyre.

385546846 375761014889490 8836755202369077260 n


Djaloshi matjan tashmë nga skena do të tërhiqte vëmendjen e specialistëve dhe jurive dhe do të vlerësohej subjekt shumë i çmuar i etnofolkloristikës shqiptare. Ky nuk mund të ishte rast i izoluar. Ishte një trokitje në ndërgjegjen e nuhatjen e gjurmuesit e studiuesit të zellshëm të muzikologjisë, Prof. Ramadan Sokoli, ka pohuar se kjo begati e folklorit të krahinës së Matit buron vlera të panjohura, por shumë të larmishme e identitare.
Në fund të viteve ‘50 të shekullit të kaluar Imerr Neli erdhi në skenë sipas një kalendari zyrtar për zhvillimin e folklorit. “Legaizimi“ i tij në publik e më pas jeta skenike nën drejtimin e kompozitorit Skënder Frashëri në Burrel do ta njihte me këngën e re qytetare të krijuara nga ky i fundit. E entuziazmonte tepër fakti se Imerri bard e kishte ushqyer kompozitorin me bulëzat muzikore të lirikave të mrekullueshme të Matit.


Në mesin e viteve ’60 kompozitori Munir Shehu do të organizonte orkestrinën e parë me instrumente të trevës dhe Imerrin do ta kishte solist në orkestrinë. Bashkëzanimi i asaj orkestrine me këngët e bukura të kënduara nga e magjishmja Feride Kurti do të ishin një start tjetër i ri artistik për Matin.
Ishin vitet ’70-të kur kompozitori Naim Gjoshi e fuqizoi më tej përvojën dhe cilësinë e ekzekutimit si rezultat edhe i pjekurisë artistike të instrumentistëve. Roli i këtij solisti do ngjitej në një platformë të re. Ai jo vetëm provonte me suksese shkallën kromatike në bilbil, por do të debutonte në festivale i vlerësuar me çmime edhe si krijues.
Me këtë status Neli përgatiti e drejtoi për dekada me radhë grupin e instrumentistëve të vegjël pranë QKF, të cilët u bënë “rasati” i orkestrinës, tashmë famoze të Matit. QKF-ja do të përfaqësohej disa herë në festivale më fëmijët dhe nën drejtimin e Imerit do të meritonte gjithnjë vende të para. Nuk shkroi partiturë, por ishte ushqyes i partiturave të kompozitorëve në rreth dhe më pas bëhej ekzekutuesi i atyre partiturave me fyellin dhe bilbilin e tij. Ishin talenti, pasioni, vullneti, disiplina, dashuria për trashëgiminë e trevës së vet? Padyshim, të gjitha bashkë plotësonin portretin artistik të tij.
Është rast unikal në shkallë kombëtare, që artisti Imerr Neli, që nga viti 1958 nuk i është ndarë asnjëherë skenës së koncerteve, festivaleve lokale, kombëtare në tipologjitë e gjinive të artit folklorik dhe të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Imerr Neli është pjesëmarrës në të 10 Festivalet, pra që nga viti 1968 si solist në aerofone, laureat në disa syresh radhazi, i titulluar Artist i Merituar në vitin 1979. Tani mban edhe titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh”. Ndërsa ka debutuar në dhjetëra festivale pa ndërprerje dhe ka fituar qindra diploma, çmime, Mirënjohje, dekorata dhe Tituj brenda dhe jashtë vendit, në diasporën shqiptare dhe në mediumet shkencore.
Puna, përkushtimi dhe talenti i tij kulmon me të birin, Beharin, i cili ka hyrë në tregun e produksionit muzikor me guxim, pasion, virtuozitet dhe origjinalitet si një shembull kreativ i gjeneratës së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.