Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shumë mënyra për t’i thënë jo fëmijës, pa thënë këtë fjalë

18:03 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije
Mother and son (6-7) sitting on sofa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për çdo prind është shumë e vështirë të refuzojë diçka që fëmija i kërkon, aq më tepër kur ai këmbëngul. Por ka disa raste që duhet bërë, edhe pse përveç fëmijëve mërziten dhe vetë prindërit. Sidomos në rastet kur u refuzojnë diçka me një “jo” të thatë. Çdo “jo” që dëgjohet, i nervozon fëmijët. Por ju nuk mund t’i lini ata të hanë ëmbëlsirën para ushqimit. Ndaj duhen gjetur disa fraza që të mos krijohen situata të pakëndshme mes jush. Mundohuni të uleni në nivelin e tyre dhe t’iu shpjegoni qetë, me fjalë të tjera se çfarë është e saktë dhe çfarë jo, shkruan “Class”. Vërtete kjo medotë do ju marrë më shumë kohë, por sigurisht që në fund do e fitoni ju “luftën”.

Ja 25 mënyra për të refuzuar, pa thënë fjalën “jo”

Hajde të të tregoj se si bëhet kjo

E di që do, por në këtë moment nuk mundemi

Mund të të ndihmoj

Le ta mendojmë për një minutë

Kjo nuk bëhet kështu

Do e bëjmë, por në një moment tjetër

Në vend të kësaj, do bëjmë këtë

Më thuaj më shumë, më shpjego

Shiko, kjo bëhet kështu

Nuk mund të të lë, sepse është e rrezikshme

Le të bëjmë diçka ndryshe sot

Mund të më tregosh se si luhet me këtë?

Largohu që atje me kujdes

Kjo nuk është e jotja, le të gjejmë atë që ke ti

E mban mend çfarë kemi thënë?

Do të më mërzisësh shumë nëse e bën atë

Ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë?

Nuk është kjo zgjidhja më e mirë

Më mirë në një moment tjetër

Ti si mendon që është përgjigjja?

Do të ishte shumë mirë, por tani nuk kemi mundësi

Mendoj se di më shumë se kaq, mundohu të kujtohesh

Si mendon për këtë?

Ka mënyrë më të mirë, shiko

Nuk është e sigurt kjo

Mos harroni se nëse këto shprehje shoqërohen me dashuri dhe fjalë të ëmbla (po, edhe kur nervat i keni në maksimum) rezultatet do të jenë shumë të mira. Mbase jo që herën e parë, por me pak durim edhe fëmija do të mësojë se çfarë është mirë dhe çfarë jo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

09:02 / November 24, 2026

Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë zjarri me vete, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist

08:55 / November 24, 2026

Dëbora dhe ngricat mbulojnë verilindjen, nis pastrimi dhe kriposja e rrugëve për të garantuar qarkullimin

08:43 / November 24, 2026

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

21:41 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.