Ndonëse tre vajza seksi, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha, u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” një javë më parë, siç ka bërë moderatorja Arbana Osmani, hyrje të reja do të ketë edhe në vazhdim.
Madje më herët sesa mendonim! Në një video në Instagram me Sara Hoxhën, që këtë edicion është pjesë e produksionit, Arbana ka treguar se nesër, në spektaklin e aë martës mbrëma, një tjetër personazh do t’i bashkohet shtëpisë.
“Kush do të jetë?” pyet moderatorja, e Sara konfirmon se këtë herë do të jetë djalë.