Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shumë shpejt zgjedhje parlamentare”, Kryemadhi: Kandidatët do përzgjidhen nga strukturat, jo nga Kryetari i partisë

13:30 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryemadhi Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi deklaroi gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombetar te LSI-se, se vendi shume shpejt do te kete zgjedhje te parakohshme. Kryemadhi theksoi se tashme kandidatet nuk do te percaktohen me nga Kryetari i Partise, por nga strukturat e LSI-se.

“Sepse mendoj që ne si LSI mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të jenë shumë shpejt, meqenëse kishte merakun e fallit Edi Rama. Do të jenë zgjedhjet dhe ne duhet të përgatitemi të gjithë. Kandidatët për deputetë në lista do të dalin nga strukturat e LSI-së, nuk do t’i vendosë më kryetari dhe as kryetarja e KSI-së. Pra çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futen në proces 1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e kandidatëve, jo vetëm për kandidatët për deputetë, por edhe për kandidatët për këshillat bashkiakë apo dhe për kandidatë për kryetar bashkie. Prandaj ky proces është shumë i rëndësishëm për evidentimin e strukturave të partisë dhe zgjimin e strukturave të LSI-së. Për çdo qendër votimi organizatat tona të verifikohen edhe njëherë dhe jam e bindur që jo vetëm që janë shtuar anëtarësia por edhe ata anëtarë partie të cilët janë kërcënuar për shkak të vendit të punës do të jenë më aktiv se ç’mund të kenë qenë më para. Ndërkohë nga ana tjetër mbas zgjedhjeve parlamentare që do të jenë,ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të kryetarit të partisë me një anëtar një votë dhe zgjedhjeve të kryetarëve të partisë ne gjithë Shqipërinë në 61 bashki me një anëtar një votë, ku është e domosdoshme për të rikthyer dhe njëherë besimin tek anëtari i partisë, besimi tek strukturat e partisë sepse nuk ka më pushtet në dorën e deputetit, nuk ka më pushtet në dorën e kryetarit”, tha Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

lista të hapura LSI Revolta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.