Lori Hoxha u bë e famshme disa vite më parë në rrjetet sociale pikërisht prej stilit të veçantë, veshjeve të shtrenja e plot shije dhe blogut të saj të modës në të cilin ndante këshilla dhe rrobat e saj. Që atë herë ajo ka fituar statusin e një “fashion icon” dhe po e mban më së miri. Tashmë Lori është një nga blogeret më të mira shqiptare dhe shërben si burim frymëzimi për shumë vajza.
Dhe nëse dikush do thoshte se Lori nuk ka identitet, të gjithë do mendonin se e ka thënë nga inati a xhelozia. Por, kur kjo vjen e thënë nga kunati i Lorit, Ledion Liço, dhe e nënvizuar edhe nga vetë ajo? Si fillim, po theksojmë se Lori dhe Ledioni kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe shpesh duken si motër e vëlla.
Sot Lori ka ndarë një foto në Instastory duke ndarë me ndjekësit veshjen e ditës. Atlete, një palë xhinsa, një T-shirt, një pulovër hedhur krahëve sigurisht çantë dhe aksesorë të ndryshëm. Por, gjithë vëmendjen e mori ajo që kishte shkruar Lori krah fotos: “Në fjalët e kunatit tim: Ti s’ke një identitet moj vajzë”.
Me sa duket Ledioni i referohet faktit që Lori eksperimenton shumë me veshjet e stilin e saj. Ditën e djeshme ajo ndau një foto ku shihej me kostum sportiv dhe taka, duke shkruar se edhe pse ka thënë se nuk do veshë më gjëra sportive për në punë dhe do shkojë më klasike nuk i reziston dot.
Epo, me apo pa një identitet Lori është një “fashion icon” për vajzat shqiptare, kjo është pak por e sigurt.