Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shumica merr Avokatin e Popullit, Balla: Jo më peng i PD. Berisha: Merreni po e deshët

15:26 / October 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1754410510x900 0 balla berisha 1068x565 1 640x339 1 634
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Avokatin e Popullit do të hapet gara për të disatën herë në Kuvend, por kësaj here me 83 kartonët jeshilë, mazhoranca nuk e ka ndërmend të kushtëzohet nga tradita, sipas së cilës emri i dakordësuar duhej të vinte nga opozita.

”Të ndërtojmë së bashku një proces. Jemi këtu në këtë situatë 3 vite me vonesë për zgjedhjet e avokatit të popullit për shkak të mungesës së dëshirës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Nuk e kanë më as mbajtjen peng se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, ne jemi të detyruar të zgjedhim avokatin e popullit. Shpresoj që të zgjidhet brenda krishtlindjeve. Ne do ti japim Shqipërisë avokatin e popullit me shpresën që do ti japim një personalitet në fushën e të drejtave të njeriut”, tha Balla.

Një reagim për këtë çështje erdhi nga Sali Berisha. Ai tha se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre.

“Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë.

Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha.

Avokati i Popullit balla Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.