Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tetë personave, nëntë të tjerë janë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Operacioni u shtri natën në disa qytete. Në operacion u përfshinë Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale dhe drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut. Në Shkodër u zbulua edhe një qendër monitorimi me kamera ku kriminelët monitoronin lëvizjet e policisë dhe rivalëve në qytet.
Postime te ngjashme
Add A Comment
