Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si dëshiron ta parandalojë Bashkimi Europian kaosin në kufi

00:00 / October 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kufi BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pranverë shumë vende në Evropë i mbyllën kufijtë e tyre pa u koordinuar. Një hartë e përbashkët evropiane e Coronas, e bazuar në sistemin e semaforit ka për qëllim të parandalojë kaosin e ri. Qëllimi është i qartë: BE dëshiron të koordinojë më mirë masat ndaj Covid-19 – dhe të parandalojë kështu kaosin e ri në udhëtimet brenda Evropës.

Në pranverë, shumë vende i mbyllën kufijtë e tyre pa u koordinuar me fqinjët e tyre ose në nivelin e BE. Rezultati ishte bllokime të gjata të trafikut dhe për shkak se kamionëve ndonjëherë u duhej të prisnin me ditë për faturim, furnizimet për supermarketet qenë në rrezik të bllokoheshin.

Ndërkohë, shumë vende kanë futur kufizime të reja përballë valës së dytë të Coronas: zonat e rrezikut, karantina, detyrime për teste – kudo zbatohen rregulla të ndryshme. Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen flet për një jorgan me arna që zor se e kupton dikush. Kjo do të ndryshojë tani.

“Kufizimi i aktiviteteve të udhëtimit është sigurisht ndërhyrja më e vështirë”, thotë Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth. “Dhe për ne është e rëndësishme që t’i zbatojmë parimet e Shengenit, por edhe të tregut të brendshëm, për aq sa të jetë e mundur.

Vendet vendosin për kufizimet

Një hartë e përbashkët evropiane e Coronas, bazuar në sistemin e semaforit tani do të ndihmojë për këtë. Në varësi të shkallës së infektimeve, rajonet e veçanta klasifikohen si zona të gjelbra, të verdha ose të kuqe. Kur nuk ka informacion të besueshëm, zona në fjalë mbetet gri.

Kur brenda dy javësh infektohen mesatarisht, më pak se 25 vetë në 100.000 banorë me virusin corona, semafori është i gjelbër. Kjo do të thotë: nuk ka kufizime të udhëtimit. Kur ka më shumë se 25 raste, semafori kalon në të verdhë, kur ka 50 ose më shumë raste të reja, ngjyra është e kuqe. Në vlerësimin e rajoneve, luan një rol edhe shkalla e testeve pozitive

Harta përditësohet çdo jave

Për udhëtarët nga zonat e verdha dhe të kuqe, duhet të vendosë vetë secili vend nëse dhe, nëse po, cilat kufizime do të zbatohen. Sidoqoftë, shtetet në fjalë dhe Komisioni i BE duhet të informohen për këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Harta e Coronas është krijuar nga Agjencia Evropiane e Shëndetit (ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) dhe përditësohet çdo javë. Por a mund ta parandalojë ajo vërtet kaosin e frikësuar? Disa ministra evropianë kanë dyshimet e tyre. Jean Asselborn nga Luksemburgu, për shembull – ose Karoline Edtstadler nga Austria

“Tani ka diçka në tryezë që për fat të keq është kapërcyer nga realiteti”, thotë Edtstadler. “Këto janë kritere që nuk janë mjaft të sakta. Sepse kur e mendon mirë, shumica e rajoneve të Evropës janë me ngjyrë të kuqe në këtë hartë – dhe nuk ka rritje mbi të kuqen.”

Nga ana tjetër, Presidenca Gjermane e Këshillit të BE-së, e konsideron hartën e Coronas si një hap të parë, të rëndësishëm, i cili duhet të ndiqet nga të tjerë. Mbi të gjitha, Ministri i Shtetit Roth thotë se koordinimi i masave për Coronan është një test dramatik për të gjithë Bashkimin Evropian.

BE kaosin parandaloje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.