“Edi Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore”, këshut është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion”, duke shtuar se opozita ka frenuar luftën civile me djegien e mandateve.
Pjesë nga intervista:
Rama është i rrëzuar, se mjafton të shikoni cili institucion punon sot. Ne do vazhdojmë të bëjmë sensibilizimin publik. Pastaj do të ndodhë siç ka ndodhur me të gjithë diktatorët, po ju kujtoj procesverbalin e Avni Rustemit, ne nuk duam që të ndodhë kështu, nuk duam të ketë luftë civile. Prandaj i dogjëm mandatet.
Si do ta rrëzoni?
Këto janë hapa që vijnë hap pas hapi. Në protestën e 16 marsit do të ketë më shumë njerëz. Edhe pse qytetarët kërcënohen dotë për ditë. Ka disa skenarë, është në diskutim se çfarë do të ndodhë.
