Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si do ta përfitojnë qytetarët testin e shpejtë dhe a e kemi arritur imunitetin e tufës? Ja çfarë thotë shefja e epidemiologjisë në ISHP

12:05 / December 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fce0b69d105f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomin deklaroi në ABC se deri më 20 dhjetor përfundon trajnimi për kryerjen e këtyre testeve në nivel kombëtar.

“Deri në datën 20 dhjetor që është periudha e përfundimit të trajnimeve në nivel kombëtar. Ka filluar trajnimi i epidemiologëve në nivel kombëtar, por fillimisht fillon në Tiranë. Testi i shpejtë jo vetëm që ndihmon hetimin, por është edhe diagnostik 100%.

Nuk ka nevojë për ritestim. Nxjerr anti-genin prandaj duhet të ketë një virulencë të lartë he kërkohet në 5 ditët e para. Do të jetë një testim i alternuar”, tha ajo.

Sipas Tominit aplikimi i testit të shpejtë do të sjellë edhe uljen e fluksit për testin PCR. Siç thekson ajo nga sot procedura do të jetë e alternuar mes testit të shpeshtë i cili është efektiv vetëm në 5 ditët e para dhe më pas me testin PCR.

“E gjithë ndërhyrja është për tu zbatuar në bazë. Fluksi mund të ketë sjellë vonimin e përgjigjes. Por ky boshllëk do të plotësohet me testet e shpejta. Ndërkohë që ulet paniku, qetësohet, drejtohet drejt izolimit”, tha epidemiologia.

E pyetur se si e përfitojnë qytetarët testin e shpejtë, ajo tha se sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes.

“Sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes. Në rast se kemi kaluar 5 ditë, testi i shpejtë nuk është efektiv dhe hyn PCR aktive në lojë sepse është një procedurë e alternuar”, tha Tomini.

Por si to të aplikohet testi i shpejtë në grupet e rrezikuara, si shtëpitë e të moshuarve? “Nëse do të kemi një rast në azile dhe nga hetimi epidemiologjik do të shikojmë që kemi shumë kontakte është e thjeshtë dhe mund të ndërhyhet për kryerjen e testit të shpejtë. Në grupet prioritare apo të riskut në varësi të asaj që mund të ndodhë ndërhyhet”, u shpreh Tomini.

Sa i përket imunitetit të masës, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha jemi ende shumë larg këtij stadi.

Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar.

“Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vaksinë… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”, tha Tomini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.