Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të llogariten kontributet për pagat e larta? Formula e re, paga maksimale indeksohet në vlerë dhe jo në %

16:30 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga maksimale për efekt kontributesh për punonjësit me paga të larta nuk do të rritet më në përqindje sikurse ka funksionuar deri më tani, por në vlerë, aq sa rritet edhe paga minimale

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për rritjen e pagës maksimale, për efekt kontributi sipas përllogaritjes me të njëjtën masë në lekë dhe në të njëjtën kohë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. E thënë ndryshe, nëse paga minimale në të ardhmen do të rritet me 2 mijë lekë, dhe hyn në fuqi në një periudhë të caktuar,  po në këtë vlerë do të rritet edhe paga maksimale për efekt kontributi dhe merr fuqi ligjore në të njëjtën kohë. Kjo do të bëjë që punonjësit me paga të larta të mos penalizohen më shumë duke paguar detyrime të larta  shoqërore dhe shëndetësore.

Ne muajin Prill paga minimale është rritur me 17.64% duke shkuar në 40,000 lekë në muaj dhe po kaq edhe paga maksimale, duke arritur në 176, 416 lekë në muaj.  Rritja e pagës maksimale çoi në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga punëmarrësi ashtu sikurse u prekën edhe punonjësit më paga minimale apo mesatare. Nga përllogaritjet rezulton se  aktualisht shuma totale e sigurimeve për pagën maksimale (që paguhet si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi) është 43,222 lekë në muaj, nga 36,739 lekë në muaj që ishte përpara muajit Prill, ose 6,483 lekë më shumë. Shtesa ndahet midis punëdhënësit të cilit i takojnë  3,969 lekë  dhe punëmarrësit i cili paguan 2,514 lekë në muaj.

Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht në vend janë afro 24 mijë të punësuar, të cilët derdhin kontribute në sigurime shoqërore mbi pagën maksimale dhe paguajnë më shumë detyrime si rrjedhojë e rritjes së saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.