Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si do të ndahet pasuria marramendëse pas divorcit Kim-Kanye, bëhet fjalë për dy miliardë dollarë

15:22 / February 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye Ëest i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht dje, më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

“Nuk pati drama”, tha një burim për “The Sun”, teksa ajo që tanimë ka rrëmbyer interesin e të gjithëve është ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarëve.

Thuhet se po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq, por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shofrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve që folën asokohe me RadarOnline themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Po kështu, Kardashian pritet të mbajë edhe shtëpinë e tyre në Bel Air, e cila u vu nën emrin e saj, pavarësisht se Kanye pagoi për pjesën më të madhe të saj. Nisur nga çfarë u deklarua dikur, nëse ndodhte divorci, Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye, duke përfshirë një çantë Hermes të pikturuar me dorë $ 40,000, disa rrathë Cartier me vlerë të paktën 35,000 $ secili dhe një Mercedes-Benz G550 SUV me vlerë së paku 227,000 dollarë. Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKË, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti.

Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj të vitit 2014, pas një romance që nisi në prill të vitit 2012.

“Kanye nuk ndihet mirë. Ai është në ankth dhe shumë i trishtuar. E di se martesa ka marrë fund dhe nuk ka më asgjë që mund të bëhet [për ta ndrequr situatën”, tha një burim pranë reperit për “People”.

Ndërkohë është mësuar se Kanye do të nisë një jetë të re, shumë larg SHBA-së. Thuhet se ai ka vendosur të jetojë në Evropë, ndërkohë që tetorin e vitit të shkuar vizitoi kryeqytetin e Britanisë.

kim pauria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E papritur/ Influencerja shqiprare ndahet nga bashkëshorti? Hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale

16:00 / September 6, 2026

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 2026

Dasmë në familjen Rexha! Bebe i bashkohet valles shqiptare në martesën e të vëllait

13:58 / September 6, 2026

Pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit

17:00 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.