Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do votohet në 25 prill/ Nga renditja e kandidatëve te shpërndarja e mandateve

20:19 / October 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 shqiptarët do të votojnë për herë të parë jo vetëm për partinë, por edhe për deputetin e preferuar.

Renditja e kandidatëve dhe shpërndarja e mandateve do të realizohet sipas formulës së Partisë Socialiste, e cila edhe pse lejon votën preferenciale për një kandidat e bën të pamundur kapërcimin e tij në listën fituese. Kandidatët në fletën e votimit do të renditen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe jo sipas alfabetit. Ditën e zgjedhjeve votuesi ka të drejtë të shënojë me kryq subjektin politik që dëshiron dhe më pas 1 kandidat të preferuar.

Për të thjeshtuar ilustrimin marrim si shembull qarkun Durrës, i cili ka gjithsej 14 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2017 partitë politike i renditën kandidatët në fletën e votimit sipas parapëlqimit të kryetarit nga numri 1 tek 14-ta. E njëjta renditje do të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste mori gjithsej 73.066 vota dhe arriti të sigurojë 8 mandate. Në bazë të llogaritjeve, për të futur në Parlament një deputeti i janë dashur 9. 133 vota. Pra nëse i referohemi këtij rezultati fitues janë 8 emrat e parë në tabelë të renditur nga kryetari.

Socialistët për të shmangur problematikat e hasura në disa qarqe të vogla, në ligjin zgjedhor, i cili do zbatohet ne zgjedhjet e vitit 2021 vendosën një prag të ri brenda listës, i cili del nga pjesëtimi i numrit të votave që ka marr partia me numrin e deputetëve fitues ku për rastin ilustrues është 9.133 vota dhe kandidatët të renditur nga numri 9 deri në numrin 15 duhet të marrin mbi 9.133 vota në mënyrë që të thyejnë pragun e vendosur në ligj në mënyrë që vota e tyre të futet në garë me të kandidatët e tjerë në fletën e votimit. Ky herës është përcaktuar në ligj të mos jetë në asnjë rast më shumë se 10 mijë vota. Por, le te shohim si spostohen kandidatet ne shembullin tone.

Vetëm 3 kandidat poshtë vijës së kuqe arrijnë të kapërcejnë në listën fituese pasi kanë arritur të grumbulluar aq preference sa pragu i kërkuar. Për shkak të detyrimit për respektimin e kuotës gjinore ku 1 në 3 kandidat duhet të jetë nga gjinia me pak e përfaqësuar në ilustrimin tonë hipotetik një kandidate grua poshtë vijës së kuqe arrin spotojë nje kandidat burrë nga lista fituese. Kandidatja më shkronjën L i zë vendin kandidatit me shkronjën E, i cili figuron me numrin më të vogël të votave preferenciale në listën fituese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.