Në Tiranë ka nisur punimet Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se shqiptarët janë të lodhur nga premtimet dhe mashtrimet, duke u shprehur se Shqipëria është në një krizë institucionale, shkaku i të cilës është Edi Rama.
“Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët”- ka thene Kryemadhi.
Me tone mjaft të ashpra, kryetarja e LSI tha se shqiptarët sot nuk i gënjen më askush. “Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të cojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë çdo dorë që tenton ta bëjë këtë”- shton ajo.
