Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si Dritan Rexhepaj mori pasaportë me emrin Lulëzim Murataj, pasi ishte në kërkim nga drejtësia?

11:16 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1699611310xrexhepajjpg 350
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka zbardhur vendimin Dritan Rexhepaj të arrestuar sot në Stamboll. Në vendimin që mban datën 11 maj 2023, kolegji ka marrë në shqyrtim çështjen në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”. Në pjesën e parë të këtij vendimi zbardhet mënyra se si Dritan Rexhepaj ka falsifikuar identitetin dhe ka marrë një pasaportë me emrin Lulëzim Murataj, teksa ishte në kërkim nga drejtësia.

Një pjesë nga vendimi i Gjykatës

Shtetasi Lulëzim Murataj identitetin e të cilit i pandehuri Dritan Rexhepi ka vjedhur dhe përdorur, rezulton se është banor i Komunës Kotë i lindur në fshatin Velçë dhe është i datëlindjes 23.04.1979, i cili aktualisht rezulton të jetë në burg në shtetin e Anglisë. Kompania Aleat Safran Group, me shkresën nr. ref JAJ/14-0930, datë 29.09.2014, ka sqaruar se me të dhënat Dritan Rexhepi nuk ka aplikuar për pasaportë biometrike, ndërsa me të dhënat e shtetasit Lulëzim Murataj rezulton se, ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti në datën 31.10.2011 në Levan, Fier, me nr. ID H90423059U dhe është pajisur me kartë identiteti nr. 031455935 dhe pasaportë biometrike nr. BB3563478. 4.

Në datën 23.01.2015 është bërë sekuestrimi i praktikave të aplikimit nr. 11031131526151985, për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike datë aplikimi 31.10.2011, qendër aplikimi Levan, kodi 162 për shtetasin Lulëzim Murataj, me nr. NID H90423059H i datëlindjes 23.04.1979, lindur në Kotë Vlorë. Ky aplikim është bërë nga operatori me kod EA000381.

Është sekuestruar gjithashtu edhe formulari i të dhënave personale marrë nga sistemi qëndror me nr. Identifikimi në sistem ID582065, për shtetasin Lulëzim Murataj. Kompania Aleat Safran Group me shkresën nr. ref JAJ 15-0218, datë 13.03.2015 ka sqaruar se operatori që ka plotësuar këtë formular është punonjësi i qendrës së aplikimeve në Levan të Rrethit Fier, shtetasi Anton Përlala.

Nga akt-ekspertimi nr. 48, datë 19.03.2015, rezulton se, gjurmët papilare në praktikën e aplikimit nr. Representation ID 9598396, për t’u pajisur me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike në emër të shtetasit Lulëzim Murataj, janë të njëjta me gjurmët papilare të kartelës daktiloskopike në emër të të pandehurit Gramoz (Dritan) Rexhepaj i datëlindjes 10.04.1980, që ndodhet e administruar në kartotekën e Sektorit të Policisë Shkencore në D.P.Q Vlorë.

Dritan Rexhepaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.