Stina e dimrit është e njohur për përhapjen në masë të viruseve të gripit apo ftohjes, por dhe patologjive të tjera. Por a e dimë ne si reagon trupi për të bllokuar virusin?
Vaksinat “trajtonë” qelizat për të reaguar. Kur një agjent patogjeno-virus apo bakterial hyn në trup, shumëfishohet dhe sulmon qelizat: flasim për infeksion.
Duke e njohur mikrobin si trup të huaj sistemi imunitar implementon dy strategji mbrojtëse. Para së gjithash është përgjigja imunitare e lindur. Makrofagët janë qeliza vrasëse që gëlltisin mikrober për ti shkatërruar, fagocitet kapin dhe eliminojnë toksinat.
Ky reagim i shpejtë dhe i lokalizuar mund të ndalë ose ngadalësojë infeksionin, por kjo nuk mjafton gjithmonë. Këtu hyjnë në lojë limfocitet, qelizat mbrojtëse që identifikojnë pushtuesin falë molekulës së saj karakteristike, antigjenit.
Çdo limfocit është i programuar për të sulmuar një virus apo bakter të veçantë. Sapo e identifikon antigjenin, shumëfishohet. Limfocitet B kanë një aftësi për të prodhuar një numër të madh antitrupash.
Duke qarkulluar në trup antitrupat ngjiten pas antigjenit dhe e neutralizojnë, duke i dhënë mundësi makrofagëve ti eliminojnë. Limfocitet T identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Problemi është se reagimi imunitar është i ngadaltë, kërkon disa ditë, duke i dhënë mundësi mikrobit të shfaqë një sëmundje
Për fat të mirë, trupi i mban mend armiqtë. Pas një infeksioni, antitrupat dhe limfocitet kanë kujtesën e tyre dhe reagojnë nëse rishfaqet i njëjti patogjen. Në këtë rast reagimi imunitar ësht ëmë i shpejtë dhe shmang zhvillimin e sëmundjes.
Vaksinat funksionojnë duke shfrytëzuar kujtesën e sistemit imunitar. Vaksinimi simulon një infeksion, duke e stërvitur sistemin imuntiar dhe duke zhvilluar armët mbrojtëse.
Vaksina shkakton pra një reagim imunitar pa shkaktuar një sëmundje. Organizmi prodhon limfocite që memorizojnë pushtuesin dhe antitrupat në përgatitje për çdo sulm në të ardhmen. Fuqia e antitrupave dhe limfociteve ka tendencën të zvogëlohet me kohën, që do të thotë që ndonjëherë është i rëndësishëm të përsëritet vaksinimi.