“Delegacioni i PE foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë cdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitim”. Kështu ka deklaruar sot në një komunikim me mediat ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Teksa i bëri thirrje ish kolegëve deputetë të reflektojnë dhe të mos humbasin sipas saj më shumë se cfarë kanë humbur, ajo ka theksuar se “shtëpia e përbashkët është në BE dhe jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit”.
