Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si e parashikoni fatin e Berishës? Meta: Çështje politike e urdhëruar nga Rama

20:24 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0022
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja e Sali Berishës është politike, e urdhëruar nga Rama me qëllim që të diktojë opozitën.

Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe  një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm. Sipas tij përpjekjet e kryeministrit Rama për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Shumë shpejt- tha Meta- do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës.

Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?

Ilir Meta: Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa sa i takon votës së emigrantëve, Meta u shpreh se Rama është i tmerruar nga kjo, por theksoi se PL do të bëjë çdo përpjekje për të mundësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“PL ka qenë dhe është e vendosur për votimin e emigrantëve. Ai që ka tmerr është Edi Rama. Ne do bëjmë cdo përpjekje brenda mundësive tona që ata të kenë këtë mundësi, që ta japin votën e tyre aty ku janë”, tha Ilir Meta.

Meta Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.