I ftuar në Open, ish mjeku personal Isuf Kalo u pyet se si Enver Hoxha e përjetonte dhe menaxhonte situatën në rastet e tërmeteve si dhe si e përballonte e menaxhonte situatën.
Ai u përgjigj:
Në ’79 nuk kam qëlluar të isha pranë tij, në tërmetin e Shkodrës e kam parë, të gjithë udhëheqesit e ndjejnë përgjegjësinë në këto raste, është një moment jo si në të tjerat, testohet gjithë popullata e vendit ajo që quhet human capital.
-Po thoni që nuk e tregonte frikën
Isuf Kalo: Kam parë mënyrën si u reagua, nuk ndryshon shumë nga gjithë vendet e tjera ka një mobilizim të rastit.
-Ka pasur në atë kohë protokolle për mjekim ilace
Isuf Kalo: Për fat të keq nuk ka protokolle të detajuar, psh OBSH merret shumë me aftësinë që kanë sistemet shëndetësore në raste katstrofash. Figura e mjekut dhe personelit kanë ndritur në raste të tilla katastrofdash, Njerëzit fërkonin sytë në këtë rast se thonin më parë e flisnin jo me shumë vlerësime… por e kanë parë punën
Skënder Brataj edhe shefi i Traumës dhe Ortopedisë janë jashtëzakonisht të specializuar. OBSH ka nxjerrë kohët e fundit, njëkoncept të ri që quhet Onë Society, ku të gjithë kanë pjesën e tyre edhe shoqëria që duhet të menazhojë dhe të përballojë situatat.
Marrja e qetësuesve këshillohet apo jo, se njerëzit kanë ankthe panik
Isuf Kalo: Kjo varet, ngjarja është shokuese, ka stres, shtohet pulsi, ndryshon tensione, ka reagime me ilaçe përkatëse. Duhet të perifrazoj shprehjen e shkrimtarëve: Edhe ne të tjerët që nuk ishim në rrënoja, u kalbëm sipër. Ka të bëjë edhe me kulturën.