Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Si guri në këpucë”/ Naço: LSI dështoi, Meta të mbajë premtimin

10:21 / April 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nasip naco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në listë, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS, për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit “ishte bërë si guri në këpucë”.

Sipas Naços, LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë, për shkak të lidershipit, që mendon se bën politikë të madhe, por në fakt është e kundërta.

“LSI ishte bërë ai ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje.

LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën”, tha Naço.

I pyetur nëse ka një apel për Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi, ai nuk pranoi të komentojë, por e ftoi Presidentin Meta të mbajë fjalën që ka dhënë para se të niste procesi zgjedhor: “Nuk kam asnjë koment, por para dy javësh kur ka ardhur Rama në Skrapar kam parë që doli gjithë qyteti që priti dhe isha i bindur se aty do merrte mandatin e 5. Dua ta lë Metën në lumturinë e vet dhe të bëjë atë që ka premtuar të bëjë pas zgjedhjeve. Unë di që Meta e mban fjalën”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.