Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si i shpëtoi atentatit për herë të dytë biznesmeni nga Lezha dhe pse nuk bëri kallëzim

20:12 / March 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në urën kryesore në hyrje të qytetit të Lezhës, për të dytën herë i bëhet atentat biznesmenit të njohur Aleksandër Deda.

Mësohet se shënjestra ka qenë duke dalë nga lokali i tij për të hipur në makinë, ndërkohë një makinë tjetër e cila ka qenë në ecje drejt tij ka qëlluar, por fatmirësisht plumbat kanë kapur vetëm pjesën e kapeles që ai mbante, duke mos i shkaktuar plagë këtij të fundit. Ndërkohë autorët mësohet se kanë qenë në ruajtje të tij, pasi shënjestra kishte vetëm një ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Që prej atentatit të pare, ai ishte larguar jashtë vendit.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejt tij është qëlluar 4 herë me një armë tip pistolete. Ai ka vendosur të largohet nga vendi i ngjarjes duke mos bërë një kallëzim pranë komisariatit të Lezhës, por policia e ka mësuar ngjarjen në rrugë operative.

Më pas policia e ka shoqëruar rreth orës 5 të pasdites në komisariat ku në deklaratën e tij ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 te mesditës, gjithashtu nuk ka dhënë më tepër detaje ndaj atentatorëve apo konflikteve që mund të ketë pasur më herët. Policia ka sekuestruar kamerat në biznesin e tij për të bërë te mundur dhe identifikimin e autorëve. Pista ku policia po heton është ajo e larjeve të hesapeve. Kujtojmë se edhe në vitin 2020, 43-vjeçari i shpëtoi një tjetër atentati në autostradën Lezhë- Milot ku mbeti i plagosur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.