Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si janë të shpërndarë në Shqipëri 206 mijë bektashijtë 18 vjeç e sipër?

21:28 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryegjyshata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Nga Censi-23 rezultoi se në Shqipëri banojnë rreth 116 mijë shtetas të vetëdeklaruar si bektashij, por numri i madh i besimtarëve të pacilësuar (raportuar rreth 332 mijë), i atyre që preferuan të mos përgjigjen (raportuar rreth 244 mijë), dhe i atyre që nuk ishin të disponueshëm (raportuar rreth 134 mijë) – në total rreth 710 mijë – e bën të paplotë tablonë e besimeve fetare që na jep Censi-23 për Shqipërinë.

Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe një pyetje rreth besimit fetar, konkretisht “Në cilën fe besoni, nëse besoni?”.

Nga vrojtimi mësipërm statistikor rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se rreth 206 mijë banorë të rritur vetëdeklarohen si bektashij. Nga këta, më shumë se gjysma (rreth 105 mijë) banojnë në Rajonin Jugor, rreth 75 mijë banojnë në Rajonin Qendror, dhe rreth 26 mijë në Rajonin Verior (shihni tabelën e mëposhtme).

image 42

Dhe kësaj pyetje vetëm 0.2% e të anketuarve preferuan të mos i përgjigjen. Kështu që ky barometër na jep një tablo të plotë statistikore për besimet fetare të popullsisë së rritur të vendit.

Shënim: Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë-Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol

Po sa të devotshëm si besimtarë janë bektashijtë në Shqipëri?

Në rang republike, vetëm 10.6% e bektashijve të rritur shkojnë të paktën një herë në dyjavor në teqe etj. Por kjo përqindje është më e lartë në Rajonin Jugor (14.2%).

Vetëm 18.9% e bektashijve të rritur shkojnë të paktën një herë në muaj në teqe (në rang republike). Por kjo përqindje është më e lartë në Rajonin Jugor (20.4%). Dhe kjo diferencë gjeografike shpjegohet me faktin se më shumë se gjysma e bektashijve janë të përqendruar në Rajonin Jugor.

Shënim: Niveli devotshmërisë së bektashijve është fare pak më lart se mesatarja e të gjitha feve në Shqipëri.

206 mije bektashinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.