“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave.
Gjesti i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 476 K, tani ai ka 477 K ndjekës në Instagram.
Egli Tako ka fituar plot 3K. Nga 177 K, tani Egli ka 180 K fansa në rrjetin e saj social. Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Egli, edhe Gerta ka fituar 3 mijë ndjekës, nga 73.3 K në 76.3 K ndjekës.
Me një rritje prej 5 K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 74.4 K ajo tani numëron 79K ndjekës. Rozana Radi mban fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 12 K. Nga 415 K, tani ka 427 K fansa në rrjetin e saj social.