TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 12,000

21:47 / February 8, 2023

Gjest fantastik nga Marash Kumbulla, feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një kopësht në Burrel

21:41 / February 8, 2023

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023

Agron Shehaj për skandalin “McGonigal”: Bllokuam dy herë foltoren për të fituar të drejtën e debatit

21:30 / February 8, 2023

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Si mund të nxirren para drejtësisë Vladimir Putin dhe vartësit e tij

19:23 / January 24, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Washington Post”

Përktheu: Alket Goce

Tabloja e përgjakshme e mizorive ruse në Ukrainë, ka frymëzuar me të drejtë kërkesat për llogaridhënie dhe drejtësi. Midis tyre është edhe vetë presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili e ka quajtur Vladimir Putin një “kriminel lufte”, duke shtuar se trupat ruse kanë kryer “gjenocid” në Ukrainë.

Trupat e Moskës janë padyshim fajtore për krime lufte dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Por një pyetje më e vështirë është se si mund të nxirren para drejtësisë Putin dhe ministrat e tij kryesorë, gjeneralët dhe oligarkët që e financojnë. Pra të gjithë ata që janë përgjegjësit kryesorë për nisjen e një lufte të paligjshme kundër një kombi sovran.

Ukraina, vendet kryesore perëndimore si dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale kanë mbledhur një mori të dhënash inkriminuese, që mund dhe duhet të përdoren si prova për të ndjekur penalisht komandantët rusë në Ukrainë për krime të veçanta të luftës.

Por do të ishte e padrejtë të nxjerrësh vetëm ata para bankës së të akuzuarve, dhe të mbyllësh njërin sy ndaj fajtorëve më të mëdhenj në Kremlin, të cilët e filluan gjakderdhjen më të tmerrshme në Evropë që nga luftërat në ish-Jugosllavi 30 vjet më parë.

Natyrisht, do të ishte realisht naive të mendohet se presidenti rus apo funksionarët e tij më të lartë, ka të ngjarë të paraqiten së shpejti si të pandehur para një gjykate. Megjithatë, do të ishte gjithashtu një papërgjegjshmëri po të mos ngrihet një mekanizëm formal për t’i mbajtur ata personalisht përgjegjës për krimin e kryerjes së një lufte agresioni.

Në këtë rast, kërkohet krijimi i një gjykatë e re të posaçme, sepse Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë i mungon juridiksioni për të kapur autorët e vërtetë të luftës. Diplomatët nga vendet kyçe, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë lobuar së fundmi për këtë gjë, pjesërisht me nxitjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më aktiv ka qenë ish-kryeministri britanik Gordon Brown, ndërsa Franca dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e kanë miratuar plotësisht atë. Në Kombet e Bashkuara, po qarkullon tashmë një projekt-rezolutë që do t’i jepte mbështetje krijimit të një gjykate të tillë.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë duhet të bëjnë më shumë për ta bërë realitet këtë synim. Dhe për një këtë çështje ekziston një precedent i mjaftueshëm ligjor: gjykatat e krimeve të luftës që gjykuan zyrtarët e lartë gjermanë dhe japonezë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Nuremberg, akuza kryesore kundër disa prej nazistëve më famëkeq ishte për “krimet kundër paqes”, të njohura tani si krimi i agresionit. Kjo akuzë do të shkonte përtej drejtimit të luftës në Ukrainë – listës së gjatë të vrasjeve, përdhunimeve, torturave dhe bombardimeve ndaj objektivave civile, që të gjitha të mirë-dokumentuara, me të cilat prokurorët do ta kishin të vështirë ta lidhnin drejtpërdrejt Putinin dhe njerëzit e tij.

Ai fokusohet tek fajin më i madh nga të gjitha: faktin që lufta u zhvillua për shkak të tij. Siç u theksua në verdiktin e Gjykatës së Nurembergut “Të nisësh një luftë agresioni… nuk është vetëm një krim ndërkombëtar; është krimi më i lartë ndërkombëtar që ndryshon vetëm nga krimet e tjera të luftës në atë që përmban brenda vetes të keqen e grumbulluar si pjesë të së tërës”.

Një avantazh do të ishte lehtësia relative akuzës ndaj udhëheqësve të lartë rusë për një luftë agresioni, krahasuar me kompleksitetin famëkeq, kohëzgjatjen dhe koston e ndjekjes penale të krimeve specifike të luftës apo krimeve kundër njerëzimit, përfshirë gjenocidin.

Po ashtu, një gjykatë e tillë do të siguronte një forum për të dhënë drejtësi për viktimat me pak mundësi të tjera për kompensim, qytetarët e detyruar të luftojnë dhe të vdesin në një luftë të padrejtë; civilët e detyruar të ikin nga shtëpitë dhe vendi i tyre; të vrarë ose të plagosur të pafajshëm si një “dëm anësor” në sulme, që përgjithësisht nuk ndiqen penalisht si krime lufte.

Po aq e rëndësishme, gjykata mund të godasë prezumimin e mosndëshkimit të rrethit të brendshëm të Putinit – por edhe në Bjellorusi, vend që i shërbeu Rusisë si një trampolinë për nisjen e pushtimit – dhe të ngjallë dyshime në rrethin e brendshëm në Kremlin, se bota e qytetëruar do të harrojë ndonjëherë krimet e kryera në emër të tyre.

Përballë perspektivës së ndëshkimit, disa oligarkë mund të distancohen nga Putin për shkak të pamundësisë për të udhëtuar ndonjëherë në Perëndim. Ndërkohë ka ende disa pyetje serioze që presin përgjigje përpara se të bëhet realitet kjo gjykatë, përfshirë pyetjen nëse do të ishte një gjykatë ndërkombëtare, e sanksionuar nga Kombet e Bashkuara – siç do të ishte e preferueshme, nëse Asambleja e Përgjithshme do të votonte për t’i dhënë asaj kompetenca të vërteta – apo një model hibrid i bazuar tek ligjet ukrainase dhe i përforcuar nga prokurorë dhe hetues evropianë apo nga rajone të tjera.

Në çdo rast, mirë do të ishte që gjykata ta ketë selinë në Holandë, vend që tashmë është shprehur i gatshëm. Ndërkaq sponsorët e kësaj gjykate duhet të vendosin nëse Vladimir Putin dhe miqtë e tij mund të gjykohen në mungesë. Një opsion ky jo më ideali, por që gjithsesi mund të fillojë të zbatohet menjëherë dhe ende të ketë një peshë simbolike. Pastaj juristët do të debatojnë midis tyre nëse lideri rus dhe disa zyrtarë të tjerë rusë janë

të imunizuar nga ndjekja penale sipas ligjit ndërkombëtar. Parë nga këndvështrimi i sotëm, duken të pakta shanset që Putin apo vartësit e tij të mund të shpallen plotësisht përgjegjës për krimet e tyre.

Por ndjekje të tilla penale janë dukur të largëta edhe dikur – gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe gjetkë – përpara se ato të bëheshin realitet me krijimin e gjykatave që nisën të kryenin punën. Pa një gjykatë të autorizuar për të gjykuar liderët kryesorë të Rusisë për një luftë agresioni, llogaridhënia e tyre do të mbetet në pikëpyetje. Por me një gjykatë të tillë, ajo të paktën bëhet e mundur.

putin
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 12,000

21:47 / February 8, 2023

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

19:24 / February 8, 2023

FOTO/ Momenti rrëqethës kur 8-vjeçari nxirret nga rrënojat dhe përqafon të ëmën

18:52 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 12,000

21:47 / February 8, 2023

Gjest fantastik nga Marash Kumbulla, feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një kopësht në Burrel

21:41 / February 8, 2023

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.