Koronavirusi ka gjunjëzuar botën duke sjellë dhe rënie ekonomike të shumë shteteve, ku e fundit është Britania e Madhe e cila ka rënë në recesion pas 11 vjetësh.
Por si na prek reçesioni ekonomik?
BBC shkruan se njerëzit mund të humbasin punën, ose të kenë të vështirë të marrin rritje në detyrë apo rritje page.
Të diplomuarit dhe ata që largohen nga shkolla mund ta kenë më të vështirë të gjejnë një punë të parë.
Recesioni ekonomik nuk i prek të gjithë në mënyrë të barabartë, çka sjell dhe rritje të pabarazisë.
