Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ndihesh që sot udhëheq partinë e Enver Hoxhës? Blendi Fevziu ngacmon Edi Ramën para ambasadorëve

18:29 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama fevzo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

45 vjet diktaturë, të përmbledhura në 60 minuta! Një sfidë që gazetari i njohur Blendi Fevziu ia doli me filmin “Diktatori”, ku rrëfen rrugëtimin e Enver Hoxhës përmes materialeve arkivore të papublikuara më parë.

Dëshmitë historike u shfaqën këtë të enjte përpara një audience të përzgjedhur nga bota e politikës, medias dhe diplomacisë së huaj. Një ide që sipas autorit lindi 10 vite më parë, e pas një pune të gjatë kërkimore, u kthye për të në një detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

Blendi Fevziu: Ideja ime e parë ishte të bëja një dokumentar për jetën e diktatorit duke përdorur këto filmime, por në fund mendova për dhjetëra viktimat e EnverHoxhës, që ai i vrau, mijëra që ende nuk kanë një varr, dhe në fund vendosa të bëja një film për aktivitetin e Enver Hoxhës duke përfshirë edhe jetën e tij private.”

As përzgjedhja e 9 Dhjetorit, nuk ishte për të aspak një date e rastësishme.

Blendi Fevziu: 9 Dhjetori 1990 ka qenë dita më e rëndësishme e gjeneratës sime, dita ime e fundit e shkollës dhe dita e parë e lirisë, dita kur vrava frikën. Padyshim një nga lëvizjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë”

Me tej autori ftoi në skenë kryeministrin Edi Rama, duke e sfiduar ashtu si në emisionin e tij me disa pyetje.

Blendi Fevziu: Si ndihesh që sot udhëheq partinë e Enver Hoxhës? A ka ndonjë moment që ke dashur të jesh Enver Hoxha, qoftë edhe për ndonjë moment?

Edi Rama: Kjo është një nga kontradiktat që mbart Ballkani dhe Shqipëria. Unë kam udhëhequr një nga lëvizjet më radikale kundër regjimit në Akademinë e Arteve, por kjo do një kohë të gjatë të shpjegohet, kështu që me mirë vetëm shijojeni.

Të flasësh për krimet e komunizmit është e nevojshme, por komunizmi vrau edhe disa fjalë si solidaritet, dashuria për vendin, dashuria për njëri – tjetrin, vetë dashurinë. Dhe pas rënies së komunizmit ne nuk mundëm t’i përvetësonim më. Kështu që nga një shoqëri kolektive u shndërruam në një shoqëri shumë individualiste. Kjo e shpjegon një pjesë të madhe të tranzicionit!

Krahas filmit “Diktatori”, biografia e Enver Hoxhës është tashmë e përkthyer në 11 gjuhë të huaja duke ngjallur kureshtjen e mijëra lexuesve anembanë botës, që duan ta njohin Shqipërinë në çdo dritëhije historike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.