Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ndikojnë dietat në shëndetin mendor

15:59 / May 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dieta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë studime kanë treguar se personat obezë kanë më shumë probabilitet të bëjnë depresion. Megjithatë, ende është e paqartë pse dhe cilat janë mekanizmat e saktë biologjikë që lidhin obezitetin me depresionin.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me Institutin Gladstone, San Francisko, Kaliforni, kanë studiuar së fundmi se si një dietë e pasur me yndyra të ngopura rrit gjasat për depresion.

Drejtuesi i këtij studimi, Prof. George Baillie, nga Universiteti i Glasgow shprehet se është shumë e rëndësishme të kuptohet më shumë mbi lidhjen e obezitetit me depresionin, sepse depresioni në personat obezë duket te jete me mekanizëm të ndryshëm nga depresioni që shfaqet në personat me peshë normale.

Në artikullin e tij të publikuar në revistën shkencore “Translational Psychiatry”, shpjegon se shumë njerëz me depresion dhe obezitet, nuk kanë përmirësim nga trajtimi me antidepresantë. Po ashtu, në këta persona nuk shfaqen efektet anësore të zakonshme të antidepresantëve si mbipesha.

Por çfarë ndodh në trurin e personave mbipeshë ose obezë, që i bën më të prekshëm nga depresioni?

Për të krijuar një ide më të hollësishme, studiuesit kryen një studim paraprak në minj, të cilët u ushqyen me dietë të pasur në yndyra, me përmbajtje deri në 60% yndyrash të ngopura dhe te pangopura.

Truri i gjitarëve, përfshij njeriun, ka nevojë për disa acide yndyrore si – omega 3 – për funksionimin e tij. Trupi i njeriut nuk mund të vet sintetizoj këto acide yndyrore, ndaj duhet t`i marrë ato me anë të ushqimit. Megjithatë, jo të gjitha acidet yndyrore janë të shëndetshme dhe akumulimi në tepricë i tyre në trup mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Në këtë studim, studiuesit analizuan se si acidet yndyrore akumulohen në trurin e minjve pas dietës së lartë më yndyra dhe nëse këto substanca ndikonin në mekanizmat e njohur për probleme të shëndetit mendor duke u lidhur me ndryshim të sjelljes së minjve dhe me shfaqje të depresionit.

Shumë shpejt, ata vunë re se kishte depozitime të shumta të acidit palmitik në hipotalamus, i cili rregullon balancën e shumë hormoneve në trup.

Acidi palmitik është një acid yndyror i ngopur i cili gjendet në shumë ushqime të përditshme si vaji i palmës, djathi, gjalpi, margarina dhe disa produkte mishi.

Në shumë studime të tjera acidi palmitik është lidhur me riskun për rritje të sëmundjeve kardivaskulare.

Nëpërmjet këtij studimi, është vënë re se niveli i lartë i acidit palmitik në hipotalamus stimulonte dhe mekanizma të njohur të depresionit si ai i cAMP/PKA, në lidhje me çrregullimin e emocioneve.

Kjo është hera e parë që është bërë një lidhje e qartë e mekanizmit të depresionit me sasinë e lartë të yndyrave në dietë.

Ky studim ka hapur rrugën për shumë studime të tjera të cilat do të zbulonin më shumë për mënyrën e trajtimit të personave obezë dhe mbipeshë me depresion dhe ka treguar se duhet të jemi të vëmendshëm në përzgjedhjen e dietës tonë


dietave ndikimi shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

22:41 / September 15, 2026

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

22:00 / September 15, 2026

Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët

21:01 / September 15, 2026

Pak orë para vendimit për Thaçin, policia holandeze zbarkon te Gjykata në Hagë: Largohuni, nuk lejohet të qëndroni

19:47 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.