Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si ndikon gjumi i keq në rrezikun e prekjes nga gripi

14:50 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 Man sleeping in boxers 509016
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet.

Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flenë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flenë sa duhet.

Mungesa e Gjumit Katërfishon Rrezikun e Virozave

Në një studim të fundit mjekësor, morën pjesë 164 njerëz, të prekur nga gripi. Shkencëtarët mbikqyrën ndikimin e faktorëve të ndryshëm në aftësinë e trupit për të mposhtur sëmundjen.

Rezultatet konfirmuan se pjesëmarrësit që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më rëndë me gripin në krahasim me ata që flinin 7-8 orë. Për më tepër, njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar nga sëmundja.

Mjekët nënvizojnë se gjumi ka një ndikim shumë të fortë dhe të painjorueshëm në organizëm. Gjithçka shkon përtej ndjesisë së irritimit që të le mungesa e gjumit. Shëndeti fizik dhe ai mendor preket fort nga gjumi apo mungesa e tij.

Virozat në qarkullim

Virozat janë gjithë kohën në qarkullim dhe i kemi gjithë kohën pranë. Viruset janë tek doreza e derës, tek kompjuteri, celulari që keni në dorë e në shumë vende dhe pajisje të tjera.

Po atëherë si mundet që jo gjithmonë na kaplon e ftohura?

Ekspertët pranojnë se ndonëse njeriu është gjithë kohën i ekspozuar ndaj viruseve, nuk sëmuret gjithmonë. Kjo ndodh, sepse sistemi imunitar bën punë kryesore për të luftuar sëmundjet.

Por ky sistem mbrojtës ka nevojë për pushim, dhe atë e merr vetëm nëpërmjet gjumit./aw/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.