Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Si ndryshojnë pensionet në 2019, kush përfiton

08:58 / January 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i qeverisë parashikon që nga data 1 janar 2019 pensionet llogariten në bazë të koeficentëve të rinj.

Kjo do të thotë se përfitohen të ardhura më të larta për të gjithë pensionistët e rinj.

Një person që në vitin 1994 ka patur një pagë 7 mijë lekë, atëherë kjo pagë do të shumëzohet me koeficentin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga 61.300 lek të reja. Për llogaritjen e pensionit merret parasysh paga me të cilin keni paguar kontributet, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish koperativave bujqësore por edhe deri në vitet 2000, ishin të ulta, qeveria vendos ti shumëzojë me një koeficient të caktuar, për të marrë një pension më të lartë.

Pensionet sot llogariten 1% e pagës që keni paguar kontributet për çdo vit, shumëzuar me vitet e punës që keni, plus pensionin social. Kjo do të thotë se një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994, shumëzohet me koeficientin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit sot, merret si pagë referuese 350 mijë lek të vjetra sot. Kur ISSH të llogarisë pensionin do të përdorë pagën 350 mijë lek.

Koeficentët

Çdo pagë para vitit 2015 shumëzohet me një koeficient për të llogaritur më pas pensionin. “Pagat para 1994-s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994-s) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur.

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.
Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, – përcakton ligji për sigurimet shoqërore.

Vendimi 

Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë, nuk mund të jenë më të larta se:

a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001;

b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr.927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar në mbledhjen e qeverisë. /Shqiptarja.com
Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/si-ndryshojne-pensionet-ne-2019-kush-perfiton-612613/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

pensione Qeveria vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Shifrat e ISSH/ 353 mijë pensione pleqërie janë të pjesshme, shkak kontributet e pakta dhe…

14:20 / May 24, 2026

“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

10:18 / May 22, 2026

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

12:05 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.