Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si ndryshon trupi i gruas pas të 40-ave?

20:07 / July 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maske per floke te yndyrshem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze për të lexuar një libër apo në ekranin e një pajisje elektronike. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje.

Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 7 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.

Urinoni shpesh

Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë dhe nevoja për të dalë shpesh në tualet. Mund të keni probleme të tilla si urinim të pavullnetshëm kur kolliteni, teshtini apo sforcoheni, pasi, për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit, muskuli i fshikëzës dhe ato të uretrës fillojnë të dobësohen.

Infeksionet urinare bëhen më të shpeshta

Një sërë ndryshimesh poshtë belit falë, e dini tashmë, uljes së niveleve të estrogjenit. Përveç tharjes vaginale, infeksionet urinare bëhen më shpeshta pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të niveleve të estrogjenit. Ky problem vërehet te gati 60-70% e grave pas menopauzës.

Ju bien flokët

Gjatë gjithë jetës kemi rritje dhe rënie të flokëve. Por, me ndryshimin e niveleve të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.

Ju shfaqen qime gjithandej dhe fillojnë të thinjen

Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta. E dimë që thinja e flokëve është pjesë e plakjes, por a duhet të shfaqen kudo? Si duket, po.

Mund të përjetoni afshe të nxehta, për një dekadë

Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës, dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.

Harroni shpejt

Nëse jeni treguar shumë harraqe këto kohët e fundit, mos u shqetësoni. Me afrimin e fazës së menopauzës, fillon të bëhet gjithmonë e më e zakonshme harresa. Një jetë shumë e ngarkuar gjithashtu mund të kontribuojë. Të gjithë ne në momente të caktuara harrojmë. A do të thotë kjo që të gjithë po vuajmë nga alcajmeri? Jo. Do të thotë vetëm që jemi shumë të ngarkuar.

Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme

Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.