Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Si po e përjetojnë ukrainasit në Tiranë, situatën mes Rusisë dhe Ukrainës

21:11 / February 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89ec5f9b04ee45f4a8d7c94e0764d4b9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Oksana Genkina është një qytetare ukrainase, që prej 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka ndërtuar edhe jetën familjare të saj. Por zhvillimet më të fundit në Ukrainë, kanë ndikuar jo pak tek ajo, pasi në Ukrainë ka familjen dhe të afërmit e saj. Gjatë një prononcimi për Rtsh.al, zonja Genkina shpreh shqetësim për zhvillimet në Ukrainë, në përballjen e këtij vendi me Rusinë, si dhe debatet e ashpra midis superfuqive botërore, lidhur me Ukrainën. Nga kontaktet që ka me të afërmit dhe miqtë e saj në Ukrainë, sipas Oksana Genkinës, situata është relativisht e qetë, por ka një vëmendje për çdo situatë që mund të ndodhë. 

“Për situatën në Ukraine sigurisht jam e shqetësuar, pasi atje kam familjen dhe shumë miq. Çdo ditë flas me familjen. Aktualisht vazhdon jeta normale, e qetë, por sigurisht janë edhe te vëmendshëm rreth çdo situate të re që mund të ndodhë”, komenton Genkina për Rtsh.al.

Ajo vlerëson se lufta është diçka e tmerrshme, por shprehet e bindur se shpirti ukrainas, në rast agresioni nga Rusia, do të jetë jo vetëm mbrojtës, por edhe kundërpërgjigjës. “Padyshim në rast agresioni nga Rusia, Ukraina do të mbrohet dhe do të kundërpërgjigjet”, thekson ajo për Rtsh.al.

A është Ukraina pjesë e interesave më të mëdha gjeostrategjike në përballjen mes superfuqive? Oksana përgjigjet se “kjo situatë është politike”. “Unë mendoj, besoj dhe shpresoj, që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore e diplomatike.Theksoj që besoj se do të triumfoj arsyeja, dhe mos shkuarja në luftë midis dy shteteve”, shprehet Genkina për Rtsh.al. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.