Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si po lulëzon biznesi i eskortave të huaja në Tiranë. Vajza nga Libia, Kazakistani e Taxhikistani punojnë në banesa me qira

20:10 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen.

Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro. Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë.

Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin. Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’.

Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia./ TCh

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.