Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Si po vjedh Facebook të dhënat tona, zbulohet vendimi i gjykatës së Berlinit

23:49 / January 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Facebook
HANOVER, GERMANY - JUNE 12: The Facebook logo is displayed at the 2018 CeBIT technology trade fair on June 12, 2018 in Hanover, Germany. The 2018 CeBIT is running from June 11-15. (Photo by Alexander Koerner/Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë gjermane ka vendosur që rregullat e mbrojtjes së privatësisë së Facebook shkelin ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe të dhënave.

Aktvendimi, i cili u botua të premten, e ndëshkoi Facebook-un për gjurmimin e vendndodhjes në aplikacionin e tij celular dhe për ndarjen e një lidhjeje me profilin e përdoruesve me motorët e kërkimit.

Vendimi i gjykatës shtetërore në Berlin nuk mund të apelohet, megjithëse pritet që të dy, Facebook dhe organizata kryesore e Gjermanisë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila solli kërkesën, do të apelojnë kundër pamundësisë së tyre për të apeluar.

Një zëdhënës i organizatës së konsumatorit në Berlin, tha që ata kishin një interes për të apeluar vendimin në mënyrë që çështja të mund të analizohej nga një gjykatë më e lartë, duke i dhënë kështu më shumë peshë. Por gjykata tha, që pretendimet e tanishme të marketingut të Facebook janë të lira “dhe gjithmonë do të jenë”, ato nuk kundërshtuan standardet e konsumatorit ose të privatësisë.

Organizata për mbrojtjen e konsumatorit kishte argumentuar se kërkesa ishte e dyshimtë pasi konsumatorët paguajnë në mënyrë indirekte me të dhënat e tyre.

Aktvendimi vjen pasi autoriteti i konkurrencës në Itali kërcënon Facebook me një gjobë prej 5 milion eurosh për mosrespektimin e një urdhri të mëparshëm nga autoriteti që kritikon dështimin e kompanisë së mediave sociale që të mos informojë përdoruesit se të dhënat e tyre përdoren për arsye tregtare.

Në vendimin e gjykatës gjermane thuhet se: “Organizata e konsumatorit u ankua për gjithsej 26 shkelje individuale. Gjykata e Dhomës ndoqi mendimin juridik të shoqatës për shumë pika. Një shërbim vendndodhjeje ishte aktivizuar tashmë në aplikacionin Facebook për telefonat mobil, i cili u tregon partnerëve të bisedës se ku janë.

Në cilësimet e intimitetit, paraprakisht ishte vendosur një pikë kontrolli që motorët e kërkimit do të merrnin një lidhje me kronikën e pjesëmarrësit. Kjo e bën të lehtë dhe të shpejtë për të gjithë që të gjejnë profilin e tyre në Facebook”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.