Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si serbi, gazetari zbulon detajet tronditëse për vrasjen e avokatit

23:19 / March 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha me anë të një statusi në Facebook ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen e avokatiti Revik Gurra në Elbasan.

Gazetari tregon se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar që në korrik të vitit që lamë pas ku paralelizonte vrasjen e një avokati serb me Shqipërinë.

Hoxha thekson se “Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate çfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.”.

Postimi i plotë:

Vrasja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kriminale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.

Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur krimi i organizuar ne vend.

Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.

“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”,

shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.

Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.

Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kriminale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kriminal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan. Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lufta per trafikun e narkotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tragjik viktimash. Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dhe ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.

Por a eshte kjo zgjidhja?!!!

Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:

“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”….

  • 54433379 2079802512057406 8680507128626020352 n
  • 54525862 2079802532057404 3060559593089269760 n
  • 55498079 2079802482057409 3805150018470412288 n
  • 55560519 2079802535390737 3969995330056880128 n

Artan Hoxha Elbasan serbi Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.